Nutricionistja e njohur si dhe ish banorja e Big Brother Vip Albania 2 Diola Dosti sapo është kthyer nga pushimet ekzotike në Bali, Indonezi, nga të cilat ka postuar video e foto fantastike, plot ngjyra e natyrë, pa harruar të ndajë edhe këshillat e saj me ndjekësit.
Megjithatë, këshillat nuk kanë qenë e vetmja gjë që janë bërë pjesë e postimeve. Prej pak kohësh, nutricionistja po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu.
Në një intervistë televizive, ndërsa flet me sytë që i ndrijnë, Diola e përshkruan si një surprizë të paparashikuar.
Njohja e tyre ka ndodhur në koncertin e Vesa Lumës, ku krejt rastësisht karriget e tyre ishin pranë dhe duket se kjo afroi edhe zemrat.
Diola Dosti: Sigurisht. Zhvilluam një lloj bisede që kishin kaluar 4 orë dhe nuk e pamë, jemi takuar në orën 8 dhe vajti ora 12, pamë që thjesht koha kishte fluturuar.
Në atë koncertin e radhës që mbahej në Gjakovë për 17 shkurtin dhe aty më duket që ishte ajo shkëndija më e fortë.
Ishte madje një moment shumë i bukur që askush nuk po kërcente dhe u çuam vetëm ne të dy dhe më thotë që “shiko tek ai ekrani aty na kanë kapur vetëm neve” dhe unë shikoja vetëm Erolldin dhe s’më interesonte, shikoja vetëm ‘blur’ pjesën tjetër, nuk shikoja asnjë lloj gjëje.
Aty e kuptova, thashë Diola, po ndodh një gjë e madhe dhe thjesht e kam lënë veten, se unë gjithmonë në këto raste kam qenë shumë e tërhequr, kam menduar në forma të ndryshme, por për herë të parë vendosa të ndjek zemrën.