
Media ka siguruar pamjen e plotë të momentit kur ministrja serbe e Kulturës, Maja Gojkoviq, ka lëshuar të shtunën sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut.
Gojkoviq u largua nga vendi në fjalë menjëherë pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Biennales së Venecias.
Çmimin e pranuan artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj.
“Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” paraqet përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes.