Grabitësi i shumëkërkuar i argjendarisë në Suharekë, Korab Gashi, u arrestua të hënën në mbrëmje pas një aksioni të gjerë, ku u angazhuan njësi të shumta policore.
Gashi i cili arriti ta shijojë lirinë nga arratia që shtatë muaj, u kap mbrëmë në Prishtinë nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT).
Media ka siguruar pamje ekskluzive të aksionit policor dhe momentit kur Gashi arrestohet nga FIT-i në lagjen Dragodan.
Grupi i të dyshuarve që kryen grabitjen e armatosur si në filma tashmë është kompletuar dhe së shpejti edhe Korab Gashi pritet të dalë para Gjykatës.
Ndaj tij është lëshuar urdhër për masën e ndalimit policor dhe brenda aftit ligjor, do të ushtrohet kërkesa nga Prokuroria për masën e paraburgimit.