Pas 15 muajsh lufte, qindra mijëra palestinezë po kthehen në veri të Gazës si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
Herët të hënën, palestinezët – të grumbulluar së bashku, duke mbajtur gjërat e tyre në thasë dhe qese plastike – filluan të nisen drejt veriut në këmbë përmes të ashtuquajturit Korridor Netzarim.
Ushtria izraelite më herët tha të hënën se do të lejojë palestinezët të kalojnë rrugën al-Rashid në këmbë duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, dhe rrugën Salah al-Din me automjet nga ora 9 e mëngjesit.
“Do të filloj të rindërtoj shtëpinë time – tullë më tullë, mur pas muri”, tha një palestinez i zhvendosur me forcë për Al Jazeera. “Ne do të fillojmë duke hequr mbeturinat dhe do t’i rindërtojmë ato përsëri.”
1 nga 4
–
+
Në një deklaratë, Hamasi tha se palestinezët që kthehen në zonat nga të cilat ata u zhvendosën me forcë konfirmojnë lidhjen e tyre me tokën e tyre dhe “dëshmojnë edhe një herë dështimin e okupimit për të arritur qëllimet agresive të zhvendosjes së njerëzve dhe thyerjes së vullnetit të tyre të palëkundur”.
Në ditët e para të luftës, Izraeli kishte evakuuar me forcë rreth 1.1 milion njerëz nga Gaza veriore për t’u përgatitur për një pushtim tokësor.
Izraeli kishte vonuar hapjen e Korridorit Netzarim, të planifikuar fillimisht gjatë fundjavës, për shkak të moslirimit të pengjes izraelite, Arbel Yehud.
Hamasi akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, pavarësisht se grupi i informoi ndërmjetësuesit se ajo ishte gjallë dhe u dha të gjitha garancitë e nevojshme për lirimin e saj.