Në kudër të ditës ndërkombetarë pa Makina sot është mbyllur rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Prej orës 10:00 deri në orën 15:00 kjo rrugë do të jetë e mbyllur për makina.
Qytetarët në kembë por edhe më bicikleta shihen duke shijuar këtë pjesë të rrugës pa vetura.
Policia është në vendin e ngjajres dhe nuk po lejon kalimin e makinave kështu duke zbatuar vendimin e Komunës së Prishtinës.
Më mbylljen e kësaj rruge komunikacioni te “Rrethi i Flamurit” është ngarkuar, kështu duke shkaktuar kolona të gjata.
Kujtojmë se Dita Ndërkombetare Pa Makina synon senzibilizimin e qytetarëve që të shmangin veturat për vetëm një ditë./Indeksonline