
Shoqëria civile ka filluar të mblidhet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar kundër miratimin e Ligjit për pagën minimale.
Protesta është mbështetur nga veteranët dhe disa parti politike, pasi veteranët nuk u përfshinë në këtë ligj i cili u votua dy ditë më parë.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi qytetarët kanë filluar përgatitjet me flamuj dhe pritet që të ketë pjesëmarrje masive