Është rritu në dy numri i të vdekurve nga shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku u plagosen edhe tetë persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.
Ndërsa, Top Channel ka publikuar pamje nga shpërthimi.
Shpërthimi ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë. Në vinç ndodheshin babai bashkë me djalin Roland dhe Lidio Hoxha, të cilët humbën jetën brenda pak orësh.