Papa Françesku ua pastroi dhe ua puthi këmbët 12 grave të burgosura gjatë ditës së parë në periudhën katërditore të mbushur me ngjarje para Pashkëve.
Veprimi i papës është ritual tradicional i Pashkëve, raporton agjencia “Reuters”.
Papa përdori një enë ngjyrë ari dhe një leckë të bardhë për t’ua tharë ujin në këmbë të burgosurave, para se t’ua puthte gjymtyrën e poshtme.
Disa prej tyre u panë shumë të emocionuara dhe s’mund t’i mbanin lotët.