Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PAMJE TË RËNDA/ “Kujt i ngre zërin?”, del video shokuese, momenti ku djali “boksier” i anëtarës së KLP lë të vdekur me grushat ndërtuesin

PAMJE TË RËNDA/ “Kujt i ngre zërin?”, del video shokuese, momenti ku djali “boksier” i anëtarës së KLP lë të vdekur me grushat ndërtuesin

Nisi me “Kujt i ngre zërin?” dhe përfundoi me vdekjen e ndërtuesit Armando Meshau, sherri një ditë më parë në Vlorë, me protagonist Rei Metën djalin e anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti Meta.

Video e mëposhteme sjell momentet shokuese ku i riu derdh një breshëri grushtash mbi ndërtuesin, pasi ky i fundi e kishte qëlluar i pari.


Siç dallohet në pamjet filmike, 55-vjeçari Armando Meshau ndodhet i ulur në karrige përpara kompjuterit kur nis të debatojë me 33-vjeçarin Rei Meta.

Në një moment Meshau e gjuan me grusht Metën në fytyrë, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e qëlluar katër apo pesë herë në kokë.

Menjëherë pas kësaj, ndërtuesi Meshau nuk është ndjerë mirë në karrige deri sa ka rënë në tokë dhe ndërron jetë. Një djalë që besohet të jetë punonjësi është afruar për ta ndihmuar.

Në polici, Meta tha se shkak i sherrit ishte bërë një konflikt i vjetër për një shumë parash.

“Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, deklaroi ai në polici.

Historia

Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë. Ai kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në Vlorë.

Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.