Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje të rënda nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një i ri në Vushtrri

Një inicdent me të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35, ku si pasojë një person ka mbetur i vrarë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person rreth moshës 19 vjeçar.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se viktimë është rreth moshës 18-vjeçare, dhe i përket familjes Zymberi.

Të njëjtat burime pohojnë se i dyshuari është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, dhe i përketë familjes Dibrani.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ky vërehet që viktima është i shtrirë në tokë.