Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamjet/ Dhunë në kopshtin ‘Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, edukatorja rrah 3-vjeçarin dhe e tërheq zvarrë

 
   

Numri i institucioneve parashkollore, kopshteve dhe çerdheve private në Kosovë është mjaft i madh. Prindërit paguajnë shuma të mëdha parash, por jo gjithmonë kushtet janë në nivelin e duhur. Jo rrallëherë ka pasur ankesa e denoncime për keqtrajtim të fëmijëve nga edukatoret në këto institucione.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në çerdhen shtetërore “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë ku disa edukatore dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 3-vjeçar.

Vepra e rëndë u kap nga kamerat e sigurisë brenda çerdhes, ku shihen edukatoret duke e tërhequr zvarrë dhe më pas, sipas familjarëve e kanë dërguar 3-vjeçarin në një ambient ku nuk është regjistruar nga kamerat dhe është ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Reagimi i plotë i familjarit të 3-vjeçarit.

Të nderuar media dhe prindër!

Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet e terhiqet zvarre, me pas e dergojne ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 3 mesuesit e kesaj kurve!

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. PROSTITUTATVE te ndyra do ti jepet fund.