Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamjet/ Tre persona fshijnë muralet që nderonin terroristët e Banjskës në veri

 
   

Në Mitrovicën e Veriut janë fshirë disa murale që ishin bërë në vendin ku nderoheshin tre terroristët e vrarë në Banjskë nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur disa persona janë filmuar duke ngjyrosur mbi ato murale që të mos duken më.

Videoja e siguruar nga media tregon momentin kur tre individë po punonin në fshirjen e imazheve që ishin vendosur për të nderuar terroristë serbë që humbën jetën një vit më parë, gjatë sulmit në Banjskë.

Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës arriti të parandalojë përshkallëzimin e situatës së sigurisë, duke neutralizuar grupin terrorist serb në veri.

Nga sulmi terrorist në Kosovë, pjesë e të cilit grup, udhëheqës ishte Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe dhe i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania, si dhe i kërkuar nga Kosova nën dyshimin për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.