Papa Françesku ka bërë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Lutem për familjet që panë që një ditë feste të shndërrohej në ditë zie dhe kërkoj që pengjet të lirohen menjëherë ”, theksoi Papa.
Në të njëjtën kohë, Françesku tha se kushdo që është nën sulm ka të drejtë të mbrohet, por shprehu shqetësimin për bllokimin e plotë të Gazës.
Së fundi, ai theksoi se “Lindja e Mesme ka nevojë për paqe, e cila duhet të ndërtohet mbi bazën e drejtësisë, dialogut dhe vëllazërisë” ./abcnews.al