Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, përderisa dhjetëra mijëra katolikë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Ka shqetësime për shëndetin e Atit të Shenjtë. Papa, 87 vjeç, arriti në meshë me një karrige me rrota, teksa mesha u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.
Gjatë fjalimit që do të mbajë në mesditë, Papa pritet të flasë për konfliktet që po vazhdojnë në mbarë botën.
E diela e Pashkëve shënon ringjallen e Jezu Krishtit dhe kulmon me Javën e Shenjtë, që është pjesë e rëndësishme e kalendarit katolik që ndiqet nga 1.3 miliard persona.
Gjatë një meshe Vatikan të premten, në një predikim 10-minutësh në italisht, Papa dënoi “muret e egoizmit dhe indiferencës” në botë.
Por, Vatikani tha se për shkak të shëndetit të tij, Ati i Shenjtë nuk do të merrte pjesë në një ngjarje fetare të premten mbrëma.
Deri të premten, Papa kishte marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë javës, por së fundi ai është dukur i lodhur dhe nganjëherë ka deleguar fjalimet te kolegët e tij.
Në të kaluarën, Françesku e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga drejtimi i Kishës, nëse nuk mundet të kryejë detyrën. Nëse do të largohej nga drejtimi i Kishës Katolike, do të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij Benediktit të 16-të, i cili më 2013 u bë papa i parë që nga Mesjeta që vullnetarisht dha dorëheqje./rel