I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takim me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi Osmani-Lajçak do të nisë nga ora 14:00, derisa do t’i paraprijë atij që i dërguari evropian do ta zhvillojë me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak viziton Kosovën për herë të parë në vitin 2024.
Ai një ditë më parë ka qëndruar në Beograd të Serbisë ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.