Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Para sulmit terrorist në Ankara, sulmuesit vranë veterinerin dhe i vodhën automjetin

Mësohet se dy terroristët e PKK-së, të cilët erdhën me një mjet të lehtë dhe kryen sulm me bombë para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në Ankara, vranë një veteriner në rrethin Develi të Kayserit dhe i vodhën automjetin që përdorën në sulm.

Terroristët vranë Mikail Bozlağan (24), një veteriner në rreth, duke e qëlluar në kokë, dhe ia vodhën automjetin.

Mësohet se sulmin e kanë kryer terroristët që kanë shkuar në Ankara me makinë.

Trupi i Bozlağan u dërgua në morgun e Spitalit Shtetëror Develi pas autopsisë në Spitalin Shtetëror Kayseri.

Bahri Bozlağan, një i afërm i veterinerit Mikail Bozlağan, i cili jeton në lagjen Avlağa, tha se vëllezërit e motrat e tjerë të Mikailit e telefonuan mbrëmë kurse babai i tyre nuk mund të fliste.

Duke shpjeguar se kur të gjithë erdhën te ura në hyrje të fshatit, panë trupin e Mikailit në krahët e kushëririt të tij, Bozlağan tha: “Nipi ynë ishte një njeri punëtor që respektonte atdheun dhe kombin e tij, i ndihmonte të gjithë këtu. Ai ishte një person shumë i dashur dhe i respektuar në fshatrat përreth. Nga kanë ardhur këta njerëz të pandershëm, këta tradhtarë? Sinqerisht, ne nuk kemi njerëz të tillë këtu”.Bozlağan deklaroi se shoku i veterinerit Mikail Bozlağan i telefonoi familjes së tij pasi nuk mund ta kontaktonte shokun e tij, Mikailin, me të cilin po shkonte për kurim afër Adanës, dhe babai i tij u nis për ta gjetur atë, raporton Anadolu.

“Babai i tij pa lagështi në rrugë, nuk binte shi as gjë, dyshoi sepse djali kishte bërë një aksident të vogël atje më parë, nga rrëshqitja e makinës në dimër. Babai i tij ndaloi menjëherë, kërkoi makinën por nuk e gjetën dot. E kishin qëlluar në kokë dhe e kanë goditur me një send të fortë në kokë. Kur arritëm, ai kishte vdekur”.