Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Paradite kthjellime, pasdite priten vranësira/ Sa do të shkojnë temperaturat sot

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi në ndikimi e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore, vranësirat do të jenë disi më të dukshme. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 32 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Maqedonia e Veriut

Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperatura minimale do të shënohet në Kumanovë 16 gradë C ndërsa maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 37 gradë C.

Europa

Europa Qendrore dhe Ishujt Britanikë do të jenë nën mbizotërimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu parashikohet të jenë Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Jugore paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat sjellin dominim të kthjellimeve. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në brigjet e Egjeut./abcnews.al