
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga parakalimi që bëri bashkë me Policinë e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Parakalimi u bë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në këtë organizim, qytetarëve u drejtuan me fjalime Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.