Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërim i ri nga veterinerët për një sëmundje vdekjeprurëse te qentë: Këto janë katër shenja tipike të infeksionit

Paralajmërimi i fundit nga veterinerët nga e gjithë bota ka tonin më të ashpër deri më tani.

Ekspertët e shëndetit të kafshëve u kanë bërë apel pronarëve të qenve për faktin se virusi, përgjegjës për shfaqjen e sëmundjes më vdekjeprurëse te kafshët shtëpiake, është i pranishëm në zona të hapura prej vitesh dhe mund të infektojë kafshët në çdo kohë.

Siç raporton “Thesun”, doktoresha e veterinës, Savageau, mysafir në profilin TikTok të thevets_official, u bëri thirrje pronarëve të qenve që të mbrojnë kafshët e tyre përpara se sëmundja të ndikojë në sistemin e tyre imunitar.

Epidemia për të cilën është fjala quhet parvovirus dhe mund të bartet nëpërmjet barit, duarve të njeriut, shtretërve të kafshëve shtëpiake dhe shumë mënyrave të tjera. Përhapet nga lëngjet trupore, duke përfshirë fekaliet dhe përmbajtjen që vjell qeni.

Parvovirusi është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse e qenit që shkakton dobësi, letargji, të vjella dhe diarre të rënda, shpesh me gjak. Veterineri duhet t’i qaset menjëherë trajtimit me metoda agresive, përndryshe, këlyshi nuk do t’i mbijetojë sulmit të virusit, i cili shkakton dehidrim të rëndë dhe vdekje”, pohon Savageau.

Virusi funksionon duke sulmuar qelizat në zorrët e qenit dhe duke e penguar atë të thithë lëndë ushqyese jetike, ndërsa kjo është ajo që e bën kafshën shtëpiake të dobësohet dhe të dehidrohet.

Këlyshët dhe qentë e pavaksinuar janë më të rrezikuarit, prandaj është e rëndësishme të vaksinoni kafshën tuaj me kohë.

Shpërthimet e virusit Parvo janë më të zakonshme në qytetet ku ka më shumë qen të pavaksinuar, tha Blue Cross.

Ekspertët vlerësojnë se parvo mund të mbijetojë jashtë, për shembull në bar, për të paktën gjashtë muaj, por shumë më gjatë.

Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që qeni të vaksinohet.

@thevets_official

Protect your pup! 🐶🐾 Don’t let canine parvovirus take the lead! 🦠 #doghealth #canineparvovirus #petcare #dogsoftiktok #thevets #vets

♬ original sound – The Vets

eterinerët zakonisht e japin vaksinën e parë kur këlyshi është midis gjashtë dhe dhjetë javësh. Vaksina e dytë jepet dy deri në katër javë pas dozës së parë, ndërsa vaksina përforcuese jepet një vit më vonë. Në varësi të racës dhe marrëveshjes me veterinerin, qentë do të marrin doza të vaksinës më vonë në jetë.

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë ilaç që e vret këtë virus. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme ta çoni menjëherë qenin tuaj te veterineri nëse vëreni shenja të parvo.

Shumica e vdekjeve ndodhin 48 deri në 72 orë pas shfaqjes së simptomave. Qeni duhet të shtrohet në spital për të marrë lëngje intravenoze për të parandaluar dehidratimin dhe mjekim për të ndaluar të vjellat.

Parvovirusi nuk është ngjitës për pronarët e qenve, por mund të transmetohet me duar, veshje dhe këpucë