Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.
E pas këtyre deklaratave nga SHBA, avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka befasuar me reagimin e tij, pasi ky i fundit kritikoi qasjen e kryeministrit Kurti.
“Nuk mund të lejohet më një antiamerikan si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë kryeministër i Kosovës.
Si ka mundësi që një antiamerikan të drejtojë një shtet shqiptar që është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Një doktrinë antiamerikane nuk mund ta drejtojë Kosovën.
Është pa dyshim një skemë serbe…
Nuk mund të lejohet më një antiamerikan si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë kryeministër i Kosovës.
Si ka mundësi që një antiamerikan të drejtojë një shtet shqiptar që është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!!
Nuk kuptohet, ky fakt, është një mendjelehtësi e Albin Kurtit apo është skema e Serbisë për të shkatërruar Kosovën?
Të shohim. Por duket se kjo është një skemë e Serbisë për të shkatërruar pavarësinë e Kosovës.
Të presim për ta parë me qartë këtë çështje…