Analisti Ben Andoni ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku tha se pret që Serbia të vazhdojë të krijojë incidente në Mitrovicë.
Ai tha se nuk është shumë optimist për situatën, pasi para çdo marrëdhënie serbët e testojnë edhe forcërisht planin e tyre, por shtoi se nuk mendon se do ketë incidente aq të rënda sa ai i Banjskës.
Analisti tha gjithashtu se një nga gjërat që e shqetëson më shumë është fakti që qeveria e Kosovës, nuk po tregohet transparente sa i takon asociacionit.
“Unë nuk futem te skenarët shumë optimist, për arsyen e vetme se një vend që të sulmon ashtu si të ka sulmuar, unë pres që nga Serbia të kemi sulm prap në javët në vazhdim, ndoshta më shumë të kamufluar.
Unë pres edhe sulme, jo ndoshta në përmasat e Banjskës, por përsëri mund të ketë incidente në Mitrovicë, sepse serbët para çdo marrëdhënie gjithmonë e testojnë edhe focërisht planin ë tyre, Gjëja që më shqetëson është mostransparenca e zyrtarëve të Kosovës për sa i përket asociacionit”, tha Andoni.