Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 qershor, ka deklaruar se serbët në Kosovë do të marrin “vendime aktive” në periudhën e ardhshme, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Ai ka theksuar se në kremten ortodokse Shën Vidi (Vidovdan) që shënohet më 28 qershor, serbët “në mënyrë paqësore, do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë”.
Më 17 qershor, e përditshmja serbe “Blic”, duke u thirrur në burime, ka raportuar se serbët në Kosovë do të nisin në mënyrë të pavarur të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas këtij mediumi serb, planifikohet që në të ardhmen të mbahet një kuvend i popullit serb në Kosovë, në të cilin do të shpallet Asociacioni dhe do të krijohen organet e tij.
Por, në një paraqitje të përbashkët në Atlatic Council Escobar dhe Lajcak kanë thënë se janë kundër hapave të njëanshëm të palëve dhe se dialogu është platforma e vetme.
“Ne jemi plotësisht të bashkuar në këtë. Jemi kundër hapave të njëanshëm” ka thënë Escobar.