Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërohet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë – ja çfarë kërkohet për çështjen e dinarit!

 
   

Ditë më parë është mbajtur takimi I radhës mes kryenegociatorit Lajçak dhe përfaqësueseve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Temë diskutimi ka qenë dinari ku edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licencimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.

Pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë.

Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

 Image
 Blerim Burjani 
 

Ai thotë se një marrëveshje mund të ndodhë mirëpo që e njejta të mos ndodhë i konvenon të dy palëve.

Sipas tij, mos dakordimi për Asociacion i bënë palët të merren me dinarin.

Mund të ketë, por saktë se kjo çështje konvenon dy palëve që të mos bëhet Asociacioni që Kosova nuk e dëshiron fare. Ndërsa Serbia e dëshiron me kompetenca ekzekutive, pra asnjëra nuk fiton andaj merren me dinarin. Në fund të fundit edhe po të mbetët si më parë që ka qarkulluar mbetët i parëndësishëm për Kosovën, e Serbia e kishte vazhduar mashtrimin dhe iluzionin se serbet e Kosovës kanë shtetin e tyre që angazhohen për ata”, u shpreh ai.

Juristi më tej thekson që në takimin e radhës mund të ketë një marrëveshje për çështjen e dinarit.

Takimi i radhës sipas mendimit tim mund të prodhoj një marrëveshje për këtë çështje, përndryshe kjo politik me dinar është i papranushëm. Nëse duhet të ketë marrëveshje finale atëhere do të duhen të ishte të lihet kjo “lojë” e të dy palët të koncentrohen në zgjidhje përfundimtare”, përfundoi juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.