2
Shtrenjtimi i energjisë do t’ia vështirësoj jetën.
“Mua më vjen mirë që kjo iniciativa që është nis prej dia qytetarëve dhe organizatave jo qeveritare, për mos rritjen e çmimit të rrymës. Edhe na si lagje e kemi organizuar që të bëhemi bashkë dhe të arrijmë qëllimin për mos rritje të çmimit”, thotë Visar Ballovci – qytetar.
“Qysh nuk ka me ndiku, me 200 euro cka me bo, kësmet edhe pse kam punu aty duhet me marrë pjesë”, shprehet qytetari Hajzer Beka.
“Si lajm tepër shqetësues, njerëzit në Kosovë e dinë çfarë standardi e kanë , e dimë problemet e KEK-ut e KESCO çfarë janë, por duhet të merren parasysh çfarë pagave kemi, çfarë pensioneve kemi, dy herë është shtrenjtuar brenda mandati katër vjeçar të z.Kurtit. Patjetër se do të marre pjesë, qytetarët duhet me u ngritë, le të bënë zgjidhje qeveria”, thotë Zymer Mramori, qytetar.
E gjatë ditës, disa aktivistëve të shoqërisë civile kanë mbajtur një aksion simbolike tek zyrat e ZRRE-së për ta kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike./teve1
ProtesteShtrenjtimi i energjisë