Javë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan Aleksandër Vulin, drejtorin e agjencisë për siguri dhe informacion të Serbisë.
Kjo u cilësua si një ‘goditje’ e rëndë për shtetin serb.
Madje, sipas doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, Vulin do të shkarkohet së shpejti nga pozita e shefit të BIA-s.
Sipas tij, Vuçiq do ta marrë këtë vendim me qëllim për t’iu afruar SHBA-së,
“Serbia për të treguar afërsi me SHBA-në pritet që ta shkarkojë Vulinin nga pozita e shefit të BIA-së.
Pra, diplomacia alternative e Serbisë edhe pse është mashtruese, po ia merrë aleatët diplomacisë vet izoluese të Kosovës’, shkroi Kuçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Serbia për të treguar afërsi me SHBA-në pritet që ta shkarkojë Vulinin nga pozita e shefit të BIA-së.
Pra, diplomacia alternative e Serbisë edhe pse është mashtruese, po ia merrë aleatët diplomacisë vetizoluese të Kosovës. Kjo e fundit vazhdon të mos dijë t’i materializojë veprimet e veta, ashtu si dikur qeveria Haradinaj që nuk dinte çfarë të bënte pasi e vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe, por gjeti një arsye dhe dha dorëheqje.