Paralajmërojnë doktorët, duhet pastruar telefonin aq shpesh sa duart

Paralajmërimi urgjent i profesorit të sëmundjes infektive në lidhje me celularët dhe COVID-19, dhe pse duhet ta lani atë aq shpesh sa duart tuaja.

 

Një specialist për sëmundje dhe imunologji infektive ka zbuluar se nuk janë vetëm duart, frutat dhe perimet dhe unazat me të cilat duhet të keni kujdes kur bëhet fjalë për COVID-19, por edhe telefonin tuaj celular, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Profesori Nigel McMillan, nga Universiteti Griffith, specializohet në sëmundjet infektive dhe rrezikun e transmetimit.

Ai tha se ndërsa virusi mund të jetojë në sipërfaqe të panumërta, ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me telefonin tuaj të cilin, mesatarisht, prekim 2,617 herë në ditë.

Studimet kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë në llojet e qelqit të butë dhe plastikës që gjenden në telefonat inteligjentë deri në nëntë ditë në varësi të kushteve.

COVID-19 mund të jetojë në çdo sipërfaqe dhe sa më e lagësht të jetë, aq më gjatë do të jetojë atje, shpjegoi profesori McMillan.

Duke pasur parasysh këtë, sa herë që e vendosni telefonin tuaj diku ose bëni diçka dhe më pas prekni telefonin, duhet ta pastroni. /Lajmi.net/

 

Author: Fiks AL