Analisti politik Gazmir Raci, duke komentuar zhvillimet në Bruksel dhe presionin e ndërkombëtarëve për themelimin e asociacionit, thotë se para se të flitet për asociacionin duhet të rregullohen marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Serbi.
Sipas tij, para së gjithash, Serbia duhet të jep zotim ndërkombëtar që të mos cënoj kufirin e Kosovës, mos të shkel sovranitetin dhe integritetin, të njoh simbolet shtetërore dhe mos të pengoj rrugën e saj të anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.
“Kosova e ka marrë obligim ndërkombëtar për asociacionin në bazë të kushtetutës, letrës së Mogerinit dhe atyre parametrave që i kanë vendosur diplomat amerikan. Përtej kësaj Kosova nuk ka mundësi të bëjë kompromise sepse pastaj ajo e cenon rëndë rendin kushtetuese, por para se të flitet për asociacionin, Kosova e ka pozicionin shumë të qartë njëherë duhemi me i rregullu marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Serbi, që nënkupton Serbia duhet me dhënë zotim ndërkombëtar që nuk ka me cënu tutje kufirin e Kosovës, nuk ka me shkel sovranitetin dhe integritetin, ka me ja njoftë simbolet shtetërore siç e ka pranuar me planin franko-gjerman dhe po ashtu nuk ka me pengu Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimeve në çfarëdolloj organizate ndërkombëtare, kështu Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman dhe pastaj kur rregullohen këto raporte që janë themelore për Kosovën mund të flitet për asociacionin mbi ato parime”, thotë ai për “Bota sot”.
Gazmir Raci
Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur pajtimi ndërmjet dy palëve, me Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013.
Prishtina zyrtare refuzon me këmbëngulje ta formojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, gjegjësisht se nuk mund të bëhen asociacion një-etnik.
Formimi i Asociacionit kërkohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).