Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmëron infektologu Ramadani: Në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve me Koronavirus

 
   

Infektologu Hamdi Ramadani, ka deklaruar se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve me variantin e ri të COVID-it.

Ai thotë se njëri ndër faktorët e lajmërimit të rasteve me COVID janë ardhja e mërgatës.

Sipas Ramadanit, nëse vaksinohen ende qytetarët rastet e infektimeve do jenë më të ulëta.

“Ardhja e madhe e mërgimtarëve ka qenë një faktorë që numri i rasteve të jetë i pranishëm në Kosovë se numri mund të jetë dhe më i lartë por s’kanë bërë kontrolle. COVID-i mund të befasoj e të shtoj raste në javët në vijim dhe duhet të ketë kujdes të madh. Duhet t’i kenë parasysh ato masat anti-Covid që kanë qenë më herët nëse vazhdohet vaksinimi situata tani do jetë në kontroll”, theksoi Ramadani.

IKSHPK njoftoi javën e kaluar se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Ndryshe, edhe në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me COVID në spitalin infektiv të Tiranës.