Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmëron Krasniqi: PDK-ja nuk do të rri duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën

 
   

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me shqetësimet që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alaramante në ushtrinë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit.

“Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për ta trajtuar seriozisht këtë çështje, Qeveria, moti ka abstenuar nga obligimet e saj karshi ushtarëve tanë. Kjo Qeveri, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi – e nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut”, ka theksuar i pari i PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë. Në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria”, ka pohuar Krasniqi.

Tutje, ai pati një porosi për ushtarë për të cilët ka thënë: “mos u dëshpëroni! Angazhimi juaj është boshti i shtetit tonë. Jemi bashkë në këtë sfidë!”.