Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë më i sigurt.
“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është një koncept nga e kaluara. Është e vërtetë dhe ka nisur gati dy vite më parë”, ka theksuar Donald Tusk.
Këto reagime të tij erdhën menjëherë pas sulmeve me raketa ruse në Ukrainë. Rusia ka shtuar bombardimet në Ukrainë gjatë javës së fundi.
Tusk ndër të tjera nënvizoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte fajësuar Ukrainën për sulmin terrorist në Moskë, dhe kjo ndodhi pas asnjë provë, pra i gjithë qëllimi I Putin shpjegon Tusk është të ‘gjej justifikime apo ngjarje për t’u shfajësuar nga lufta në Ukrainë’.
Ai vuri në dukje se Rusia kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike në fillim të kësaj jave, shkruan BBC.
Që kur Rusia nisi luftën e saj në shkallë të plotë në Ukrainë, marrëdhëniet me Perëndimin kanë arritur rënien e tyre më të ulët që nga ditët më të këqija të Luftës së Ftohtë, megjithëse Presidenti Putin tha këtë javë se Moska nuk kishte “asnjë synime agresive” ndaj vendeve të NATO-s.
Ideja se vendi i tij do të sulmonte Poloninë, shtetet baltike dhe Republikën Çeke ishte “marrëzi e plotë”, tha ai. E megjithatë ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Ukraina do të përdorte avionë luftarakë perëndimorë F-16 nga fusha ajrore në vende të tjera, ata do të bëheshin “objektiva legjitime, kudo që të ndodheshin”.
Ky nuk është paralajmërimi i parë i zotit Tusk për një epokë të paraluftës. Ai u dha udhëheqësve evropianë të qendrës së djathtë një mesazh të ngjashëm në fillim të këtij muaji./kp