
Zyrtarja e lartë e PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kësaj Qeverie duhet t’i bëhet e qartë se dalja nga qorrsokaku ku janë futur dhe ku e kanë futur Kosovën është shpërbërja e Kuvendit dhe kthimi i mandatit tek populli.
Çitkaku ka thënë në DPT te Fidani se beson që zgjedhjet e reja do ta prodhojnë një realitet të ri në Kosovë.
Ajo ka thënë se edhe në zgjedhjet e fundit lokale ksihte pasur dyshime që opozita do t’i fitonte zgjedhjet.Çitaku ka thënë se është e bindur që pas zgjedhjeve do të ketë një ndryshim të peisazhit politik në Kosovë dhe sipas saj është e sigurt që Albin Kurti s’do të jetë kryeministër i Kosovës.