
Ndërsa ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live”, Alfred Cako ka folur në lidhje me fatkeqësitë natyrore që kanë goditur disa shtete të botës.
Ai u ndal edhe tek një datë e rëndësishme, dhe shprehet se në 23 shtator bota do të pësojë një “black out”. Sipas tij kjo gjë do të ndodhë edhe në takimin e G20 që do të ndodhë së shpejti.
“Ka hipoteza të ndryshme që bota mund të bjerë në një errësirë të internetit. Kjo është në plan të ndodhë edhe në takimin e G20-tës që do të ndodhë tani. Është dikutuar edhe kthimi i parave dixhitale, bankat e nivelit të dytë do dalin jashtë përdorimi. Çdo gjë do bëhet përmes chip-it. Pra do e heqin një nga liritë më të mëdha të njerëzimit, lirinë e parasë. S’do të jesh i lirë”, tha parashikuesi Alfred Cako për “Shqipëria Live”.