Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, zbuloni ‘surprizat’ që ka rezervuar fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Fundi i këtij Qershori do të na sjellë mot të ndryshueshëm dhe reshjet atmosferike të herëpashershme nuk do të mungojnë.

Fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot më të qetë dhe me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje nuk do të ketë, ose mund të ketë reshje kryesisht të dobëta në disa vise. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, paksa më të theksuara në viset mesdhetare.

E Marta sjellë mot edhe më stabil dhe me intervale më të gjata kohore me diell, ndërsa temperaturat rriten, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.

E Mërkura e cila është ditë feste sjellë mot me diell dhe të nxehtë paradite, por pasdite do të ketë ndryshim të motit. Ndryshimi i motit do të shkaktohet nga një front i ftohtë që vjen nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit.

Pas një paraditeje të nxehtë, nga mesdita parashihen zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive.

Fronti do të përfshijë së pari Kosovën dhe veriun e Malit të Zi, pastaj edhe Luginën, Maqedoninë e Veriut dhe veriun e Shqipërisë, ndërsa të enjten do të përfshijë Shqipërinë, me reshje lokale shiu e rrebeshe lokale dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

Nga e premta përmirësim i motit. Edhe ky përmirësim do të jetë i përkohshëm, ngase të dielën do të kemi frontin e ri me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në aspektin termik ne Kosove gjatë kësaj jave temperatura maksimale do të shkojë deri 32 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri edhe më ngrohtë sidomos në zonat mesdhetare të Shqipërisë. Fronti i Bajramit do të ulë temperaturat të mërkurën mbrëma dhe paksa edhe të enjten, ndërsa të premten temperaturat shënojnë rritje sërish. E shtuna parashihet të jetë ditë mjaft e nxehtë, ndërsa të dielën ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

Ishte ky parashikimi javor i motit për ditët e fundit të muajit Qershor dhe fillimin e muajit Korrik. Për shkak të dinamikes së atmosferës ndryshime të vogla në parashikim mund të ketë.