
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban moti me diell dhe vranësira të dendura.
“Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore.
Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C”, njofton IHMK