Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit për fundjavën, ja si do të jenë temperaturat! Dita e shtunë sjell reshje shiu dhe breshër

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, kjo si pasojë e kalimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që dita e shtunë të jetë me kthjellime si dhe vranësira kalimtare, si dhe reshje shiu me intensitet të ulët.

Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër, ku lokalisht këto reshje mund të jenë problematike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3 ballë.

Po ashtu edhe dita e Diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.