
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Në zonën e veriperëndimit moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në malësitë e kësaj zone reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-23m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-7 ballë.