4
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë gjatë javës së ardhshme do të jetë i ndryshueshëm.
Parashikohen vranësira të shpeshta të shoqëruara me riga të herëpashershme të shiut, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell, transmeton Arbresh.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të kenë tendencë rritje në dy vlerat ekstremale. Era do të fryjë kryesisht nga jugperendimi, me intensitet mesatar dhe herë pas here e fortë në disa zona.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-7m/s
E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-5m/s.
E mërkurë – Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat vende -vende mundë te sjellin riga të dobeta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.
E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vendevende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s./Arbresh.info