![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/parashikimi-i-motit-per-sot_64e1be9b4c4f6.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme ( e diel ), do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 26-31 gradë celsius.
“Të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK’ja.