Dy ditet e fundit, Shqiperia si shume vende te botes ka perjetuar mot te keq me pasoja ne infrastrukture.
Megjithate, sipas meterologeve, te dielen pritet permiresim i kshteve te motit.
Konkretisht, sipas tyre, zonat veriore dhe qëndrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta paraqiten zonat Jugore.
Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pashershme do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mesdita sjelle rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.