Sipas MeteoAlb, deri në mesditë territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat Lindore vranësirat të jenë disi më prezente.
Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore duke rrezikuar reshje të pakta shiu ku më të theksuara reshjet do të jenë në skajin Juglindor. Orët e vona të mbrëmjes përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të Kosovës ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore.
Ndërsa orët e pasdites sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë largim gradual të vranësirave nga e gjithë Kosova.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 50 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi jugor.
Maqedonia e Veriut
Edhe gjatë ditës së enjte; Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore duke rrezikuar reshje të pakta shiu.
Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e RMV, por mundësia për reshje është thuajse zero. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por vijojnë njësoj maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi jugor.
Europa
Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në qendër të kontinentit Europian me ndikim deri në veri të Ballkanit; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike mbi këto rajone; me vranësira të dendura dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë edhe në formë shtrëngate.
Po ashtu; vranësira dhe shira do të ketë në veri dhe veriperëndim të Ballkanit, por reshjet në këto zona do të jenë të pakta dhe të izoluara, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
/abcnews.al/