
Shqipëria
Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar; duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve; megjithatë do të mbeten prezente; në zonat malore verilindore – juglindore do të ri-shaqen sërisht reshjet e dëborës; parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male POR me uintensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi; Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës nën mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme atmosferike duke diktuar; vranësira të shpeshta në të gjithë territorin; më të dendura vranësirat do të jenë në skajin verior duke rrezikuar momente me flokë dëbore; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin vranësira disi më të dendura nëpër të gjithë Kosovën duke sjellë reshje shiu e dëbore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga nga 1°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 15°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e mesditës do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu e dëbore nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut KU më të dukshme reshjet do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të shoqërojnë republikën e MV edhe gjatë orëvë të vona të natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 16°C pritet vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Evropa
Zhvillimi prej disa ditësh e një qendre të fuqishme Ciklonare në pellgun e Mesdheut; do bëjë që të vijojnë vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës në gadishullin Apenin; rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi; Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku herë pas here reshjet do të jenë me intensitet të lartë ndërsa gadishulli Skandinav; Europa Lindore; Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të mbizotërhen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.
/ abnews.al
Moti në KosovëMoti në Maqedoninë e VeriutMoti në Shqipëri