
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites; ti bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosovë
Do të vijojë Republika e Kosovës nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës, por orët pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë Kosovën duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale, por mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 14°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë, por herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Maqedonia e Veriut
Moti i qëndrueshëm do të dominojë edhe për; republikën e Maqedonisë së Veriut; duke bërë që orët e paradites të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim; priten vranësira të dednura nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore në zona të izolaura; më të theksuara reshjet do të jenë në skajin Verior – Veripërendimor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale, por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 15°C pritet vlera më e lartë në rang territori.
Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Europa
Zhvillimi prej disa ditësh; e një Qëndre të fuqishme Ciklonare në Jugpërëndim të Kontinentin me ndikim deri në rajonin e Balkanit; do të sjellë; në gadishullin Iberik Italinë Jugore si edhe gadishullin e Ballkanit; vranësira dhe reshje shiu e dborë në zona të izoluara.
Po ashtu; rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të vijojë nën ndikimin e një sistemi frontal duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku herë pas here do të jenë intensive, ndërsa gadishulli Skandinav; Europa Qëndrore; gadishulli Peloponez si edhe Brigjet e Detit të Zi do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
*KryesoreMotiMoti në KosovëMoti në Maqedoninë e VeriutMoti në Shqipëri Europekosovemotishqiperi