Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit, vranësira dhe kthjellime, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare, deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët.

Këto reshje në relievet malore të vendit në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Mjegullinë përgjatë zonave luginore do ta kemi në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.