Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, si do jenë temperaturat

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik mbi gadishullin e Ballkanit, ka sjellë në vendin tonë; mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.

Nuk do të mungojnë gjithashtu; intervale të shkurta me kthjellime; të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të dukshëm të reshjeve në territor.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 22°C.

Era; do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas – here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu si edhe rrebeshe në zona të izoluara. Pritet që reshjet më të fokusuara të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë më vranësira dhe reshje shiu në të gjithë Republikën e Kosovës, por në sasi të pakta.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 17 gradë C vlera maksimale në rang territorit.

Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e RMV duke sjellë vranësira ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të RMV duke rrezikuar reshje shiu ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të RMV, ku intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së shtunës. Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten ishujt Britanikë si edhe pjesërisht gadishulli Apenin ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante;

Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të dominohet Europa Lindore dhe ajo Veriore, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente. Konkretisht; gadishulli Iberik, Europa qendrore si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere ku më problematike situata do të paraqitet në Austri, Francë, Holandë si edhe në Ballkanin Veriperëndimor.

/abcnews.al/