Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Sipas MeteoAlb deri në mesditë; vranësirat dhe shirat do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin, më të theksuara shirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të territorit, por zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të kenë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe natës ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante, por në sasi disi më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që minimalet të ulen deri në -2°C në zonat Juglindore dhe maksimalet të ngjiten jo me shumë se 18°C në

Jugperëndimi të territorit. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 2 – 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë; Republika e Kosovës; paraqitet nën ndikimin e vranësirave të dendura ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në skajet verio dhe veriperëndimor; Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë gradualisht vranësirat duke përmirësuar ndjeshëm kushtet atmosferike duke ri- kthyer intervalet e gjata me kthjellime në të gjithë republikën e Kosovës. Edhe gjatë natës parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë Republika e MV nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten zhvillim i tyre duke  rrezikuar rrebeshe shiu si edhe reshje dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të sjellim mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike gjatë orëve të vona të natës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor

Europa

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Qendrore, Europën Juglindore dhe pjesërisht gadishullin Apenin duke sjellë reshje shiu dhe erëra të forta.

Ndërkohë; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në Europën Veriore dhe atë Lindore ndersa moti i kthjellët, me temperatura relativisht të larta do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, Ishujt Britanikë si edhe disa zona në Qendër të kontinentit.