Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të paraqitet sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, ku më të fokusuara shirat do të jenë në në zonat Veriore dhe verilindore të Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë më vranësira dhe reshje por në sasi shumë të pakta. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 14 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV duke rrezikuar reshje të dendura shiu. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të MV, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së premtes. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por mbeten të pandryshueshme maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Europa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Jug të Europës me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Apenin, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Detit të Zi herë pas here priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu do te vijojë Europa Veriore dhe ajo Lindore me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë Ndërkohë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten gadishulli Iberik si edhe brigjet e Detit të Zi./abcnews.al