
Kosova dështoi ta konstituojë Kuvendin e ri dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
E në lidhje me këtë ccështje, ka reaguar edhe analisti politik nga Amerika, Binak Maxharraj.
Së pari, ai në një postim në Facebook u shpreh se shteti nuk mund të formohet me inate, derisa paralajmëroi se edhe seanca e së shtunës do të dështojë.
“Shteti nuk ndërtohet me inate!
Zgjedhjet të cilat u mbajtën me 9 shkurt 2025, konfirmuan se asnjë parti nuk fitoi votat për të formuar e vetme qeverinë dhe konstituar Parlamentin.
Duhet një koalicion. Por s’po ka kush me kë të bëjë koalicion. Dje dështoi edhe përpjekja e dytë.
Por edhe në këtë seancë nuk ishte në rend dite konstituimi i Parlamentit, por aty erdhën në shprehje inatet midis partive politike, ku edhe dështoi seanca e dytë.
Më këto inate do të dështoi edhe seanca e tretë”.
Ndonëse, Dehari ka caktuar seancën e tretë, ai beson se konstituimi sërish nuk do ndodhë.
“Megjithatë, për të shtunën me 19 prill në ora 12, Dehari e parapërcaktoi seancën e tretë për konstituimin e Parlamentit dhe Qeverisë.
Është mirë që të shtunën të mos bëhet fjalë fare për konstituimin e Parlamentit dhe qeverisë, sepse me inate nuk konsolidohet shteti”, theksoi analisti.
Ndër të tjera, Maxharraj kërkoi nga deputetët të dorëzojnë mandatet dhe presidentja t’i marrë hapat për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Të shtunën në vend të konstituimit të Parlamentit dhe Qeverisë është mirë që deputetët t’i dorëzojnë mandatet te presidentja dhe të shkojnë në shtëpi sepse nuk janë të zotet t’i formojnë, kurse konform kësaj Presidentja t’i merr hapat për zgjedhjet e reja parlamentare.
Nuk ka rrugë tjetër sepse kjo garniturë e deputetëve është totalish e pandërgjegjshme ku në plan të parë i vendosin interestat e partive të tyre, para atyre të shtetit”, përfundoi Binak Maxharraj, përcjell “Bota sot”.