Parlamenti i Greqisë të shtunën nuk arriti të zgjidhte një president të ri në raundin e parë të votimit.
Kryetari i parlamentit Konstantinos Tasoulas, i propozuar për presidencën nga partia qeverisëse e qendrës së djathtë Demokracia e Re (ND), mori 160 vota, 40 më pak se sa nevojiteshin për një fitore të plotë.
Louka Katseli, 72 vjeç, një ekonomist dhe politikan i mbështetur nga SYRIZA e majtë dhe Partia e Majtë e Re, siguroi 40 vota ndërsa Tasos Giannitsis, 80 vjeç, një politikan veteran i mbështetur nga partia kryesore opozitare PASOK, mori 34 vota.
Kostas Kyriakou i partisë së ekstremit të djathtë Niki mori 14 vota.
Një raund i dytë votimi, ku fituesi do të duhet sërish të sigurojë mbështetjen e 200 ligjvënësve për t’u zgjedhur, është caktuar për të premten e ardhshme, raporton agjencia Anadoly.
Në Greqi, kryeministri është figura kryesore politike e vendit, ndërsa presidenti ka më pak kompetenca, si dhe një rol ceremonial.