Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Partia e Lirisë e quan luftë kundër opozitës arrestimin e Metës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar si një akt terrorist arrestimin e ish-Presidentit të Shqipërisë.

Ai tha se Meta u “rrëmbye” nga terroristët nën uniformë, ndërsa aktin e sotëm ai e cilësoi si “shpallje lufte ndaj opozitës” dhe tejkalim të çdo vije të kuqe.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Jemi këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pashembullt terrorist të konsumuar nga Bin Landen, në krye të SPAK, i njohur ndryshe si altin dum Dumani që sot në bashkëpunim me kriminelët nën uniform të narko-policisë kryen një nga krimet më të pashembullta në Republikën e Shqipërisë, duke rrëmbyer njësoj si terroristët e Bin Landen, ish-kyreministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin Ilir Meta.

I cili edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda e Republikës, fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye sot sikundër e kemi parë nga dhjetëra kriminelë nën uniformë, të cilët i paralajmëroj që nga ky koment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm, sepse sot kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm banditët mund të bëjnë. Më e rëndë është dhuna fizike që këta kanë ushtruar sot ndaj ish-Presidentit të Republikës, duke kënaqur egon e kryebanditit dhe kryemafiozit Edi Kristaq Rama”,-tha Tedi Blushi.