Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Partia në pushtet e vlerëson efikase punën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e konsideroi efikas punën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror. Sipas tyre mazhoranca në këtë gjysmë viti ka miratuar 44 ligje.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në konferencë për media, tha se Kuvendi gjatë sesionit pranveror ka qenë efikas, përkundër përpjekjeve të opozitës për bllokim.

Ajo tha se opozita po tenton të përdorë Gjykatën Kushtetuese si mekanizëm të vet.

Duke folur për protestën e sotme të AGK-së ndaj vendimit për Klan Kosovën, Kusari-Lila tha se heqja e certifikatës së biznesit ka ardhur për shkak të shkeljeve të rënda.